External Publication
Visit Post

Ku ndodhi vetaksidenti që dërgoi një person në spitalin e Pejës?

Zhurma Press July 1, 2026
Source

DEÇAN — Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në rrugën "Tahir Zemaj" të Deçanit, ku një person ka mbetur i lënduar. Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se policia është njoftuar për ngjarjen.

Si pasojë e vetaksidentit janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa personi i lënduar është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, sipas zëdhënësit Rugova.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...