Maroku mposht Skocinë me golin më të shpejtë të Botërorit
Zhurma Press
June 20, 2026
BOSTON — Maroku ka arritur fitoren e parë në Botërorin 2026, duke mposhtur Skocinë me rezultat 1-0. Sfida u vendos që në fillim, kur Ismael Saibari shënoi golin më të shpejtë të Botërorit 2026 me një goditje fluturimthi pas vetëm 75 sekondash, i asistuar nga Brahim Diaz.
Ndonëse Skocia u shfaq më e rrezikshme në pjesën e dytë dhe krijoi raste në fund të ndeshjes, mbrojtja marokene rezistoi. Kjo fitore e ngjit Marokun në krye të grupit C me katër pikë, një më shumë se skocezët.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere