External Publication
Visit Post

Maroku mposht Kanadanë 3-0

Zhurma Press July 4, 2026
Source

— Kombëtarja e Kanadasë, një nga shtetet bashkëorganizatore të Botërorit 2026, është eliminuar zyrtarisht nga Kupa e Botës. Maroku siguroi kalimin në fazën e çerekfinales pas një fitoreje bindëse me shifrat 3-0 ndaj skuadrës kanadiane.

Ndeshja ishte e mbyllur gjatë pjesës së parë, e cila përfundoi pa gola. Dominimi i marokanëve u bë i qartë në pjesën e dytë, ku shënuan tre gola për të vulosur fatin e takimit dhe për të dërguar organizatorët jashtë turneut.

Adam Ounahi ishte protagonist i ndeshjes duke shënuar dy gola, së pari në minutën e 50-të dhe të dytin në minutën e 82-të. Golin e tretë, që mbylli triumfin e Marokut, e shënoi Soufiane Rahimi në minutën e 98-të të takimit.

Tashmë Maroku pret për të mësuar kundërshtarin e radhës në fazën tjetër të kompeticionit. Marokanët do të luajnë në çerekfinale ndaj fituesit të ndeshjes midis Paraguait ose Francës. Ky triumf konfirmon forcën e skuadrës afrikane në këtë Botëror.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...