External Publication
Visit Post

Kolumbia mposht Uzbekistanin 3-1 në debutim

Zhurma Press June 18, 2026
Source

MEXICO CITY — Kolumbia e nisi me fitore aventurën në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit K. Protagonisti kryesor ishte Luis Diaz, i cili kontribuoi me një asistim dhe një gol, duke udhëhequr kolumbianët drejt tre pikëve të para.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë. Epërsia e Kolumbisë erdhi në minutën e 41-të, kur ylli i Liverpoolit dërgoi një top të shkëlqier në zonë dhe Daniel Munoz shënoi për 1-0. Në fillim të pjesës së dytë, trajneri i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, reagoi me dy zëvendësime. Ato dhanë efekt: Abbosbek Fayzulayev barazoi në minutën e 60-të, duke ndezur festën e tifozëve uzbekë.

Gëzimi zgjati vetëm gjashtë minuta. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kevin Castano gjeti Diazin në krahun e majtë dhe sulmuesi realizoi me goditje të saktë për 2-1. Uzbekistani tentoi rikthimin, por Kolumbia administroi mirë rezultatin. Në minutën e nëntë të kohës shtesë, Jaminton Campaz vulosi fitoren me kokë për 3-1.

Kolumbia e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin 2026, ndërsa Uzbekistani, që po merr pjesë për herë të parë nën drejtimin e Cannavaros, la përshtypje pozitive pavarësisht humbjes. Debutimi i aziatikëve tregon se Grupi K mund të rezervojë surpriza.

Burim: Telegrafi_, https://telegrafi.com/luis-diaz-dhuron-spektakel-kolumbia-merr-fitore-ndaj-uzbekistanit/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...