External Publication
Visit Post

Çfarë gjeti policia në bastisjen e kafeterisë së vëllezërve në Prizren?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

PRIZREN — Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një kafiteri në Prizren. Kontrolli u zhvillua mbi dyshimin se pronarët e lokalit, dy vëllezër, shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri.

Gjatë bastisjes ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç. Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë "SIG" me 9 fishekë. "Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë", tha policia.

I dyshuari u intervistua për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve". Me urdhër të prokurorit të lëndës, ai u lirua në procedurë të rregullt.

Aksioni u zhvillua nga hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, me asistimin e njësiveve të Stacionit Policor të Prizrenit. Urdhëresa për kontroll të befasishëm u lëshua nga Gjykata Themelore në Prizren. Rasti vazhdon të hetohet.

Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...