{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreib4e7eldk3sv7at5xiiplkjl5qmizmr65gzr7qsmfqqftgzcvowmq",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mokgf6efzhy2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreigyxtm25ap6yao4j6qknpypsr6qp7ydbvglls3ucullpiupumuu24"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 114376
},
"description": "Pse dyshohet se pronarët e lokalit shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë?",
"path": "/policia-bastisje-kafiteri-prizren-arme-zjarri/",
"publishedAt": "2026-06-18T08:37:30.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Ekonomia Online"
],
"textContent": "PRIZREN — Mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një kafiteri në Prizren. Kontrolli u zhvillua mbi dyshimin se pronarët e lokalit, dy vëllezër, shpërndajnë narkotikë dhe mbajnë armë zjarri.\n\nGjatë bastisjes ishte prezent i dyshuari D.P., mashkull 29 vjeç. Sipas policisë, gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë \"SIG\" me 9 fishekë. \"Sa i përket narkotikëve, nuk është gjetur asgjë\", tha policia.\n\nI dyshuari u intervistua për veprën penale sipas nenit 267 dhe nenit 366 të KPRK-së: \"Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve\". Me urdhër të prokurorit të lëndës, ai u lirua në procedurë të rregullt.\n\nAksioni u zhvillua nga hetuesit e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, me asistimin e njësiveve të Stacionit Policor të Prizrenit. Urdhëresa për kontroll të befasishëm u lëshua nga Gjykata Themelore në Prizren. Rasti vazhdon të hetohet.\n\n_Burim:_ Ekonomia Online\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë gjeti policia në bastisjen e kafeterisë së vëllezërve në Prizren?",
"updatedAt": "2026-06-18T08:46:55.655Z"
}