External Publication
Visit Post

Çfarë dihet për shpërthimin me dyshim granate në Prizren?

Zhurma Press June 17, 2026
Source

PRIZREN — Policia është njoftuar rreth orës 03:30 të 16 qershorit për një shpërthim në rrugën "Brigada 128" në Prizren. Zëdhënësi i policisë Shaqir Bytyqi konfirmon se dëshmitarët janë zgjuar nga zhurma e dy shpërthimeve gjatë gjumit.

Si pasojë, një veturë u përfshi nga zjarri dhe u dëmtua fasada e një shtëpie. Nuk ka persona të lënduar. Vlera e dëmit material është e konsiderueshme, sipas ankuesve. Nga ekzaminimi fillestar dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga një granatë dore. Motivet ende nuk dihen.

Në vendin e ngjarjes dolën patrulla, hetues kujdestarë, Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe eprorë policorë. Prokurori i Shtetit u njoftua dhe u iniciua rasti për "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm". Hetimet vazhdojnë.

Burim: Gazeta Express_, https://www.gazetaexpress.com/dyshohet-se-nje-granate-dore-eshte-hedhur-ne-prizren-duke-shkaktuar-djegien-e-nje-veture-dhe-demtime-ne-fasaden-e-nje-shtepie/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...