External Publication
Visit Post

Nëntë shoferë pa patentë kapen në Maqedoni brenda 24 orëve

Zhurma Press June 13, 2026
Source

SHKUP — Nëntë persona u privuan nga liria në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit, pasi u kapën duke drejtuar automjete pa patentë shoferi, njoftoi MPB. Dy prej të ndaluarve janë të mitur dhe njëri ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Sipas MPB-së, nga dy persona u ndaluan në Shkup dhe Prilep, ndërsa nga një në Koçan, Gjevgjeli, Kratovë, Makedonski Brod dhe Krivogashtan. Njëri nga shoferët e ndaluar në Kratovë kishte qenë më parë i përfshirë në një aksident rrugor.

MPB kumtoi se pas dokumentimit të rasteve, për secilin do të ngrihen kallëzime penale. Në apel, ministria u kërkoi qytetarëve të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjetin pa e dhënë provimin e patentës dhe të shmangin alkoolin për rritje të sigurisë rrugore.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...