External Publication
Visit Post

Sa shoferë ndaloi MPB për shkelje rrugore në 24 orë?

Zhurma Press June 8, 2026
Source

SHKUP — Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit ka ndaluar 15 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në të gjithë territorin e vendit.

Prej tyre, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi, dy nën ndikimin e alkoolit dhe një pavarësisht se kishte ndalim aktiv. Tre raste pa patentë u regjistruan në Manastir, nga dy në Koçan dhe Shkup, dhe nga një në Tetovë, Demir Kapi, Strugë, Dibër dhe Prilep. Personat e dehur u kapën në Dellçevë dhe Veles, ndërsa shoferi me ndalim aktiv në Shkup.

MPB bëri apel për respektimin e rregullave të komunikacionit, duke theksuar se ndaj të gjithë shoferëve do të parashtrohen kallëzime penale pas dokumentimit të plotë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...