External Publication
Visit Post

Vetëvendosje 50 ulëse, PDK 23 e LDK 19

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas numërimit të deritanishëm të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. Të dhënat e KQZ-së përfshijnë edhe votat nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 2 mijë e 458 nga 2 mijë e 691 vendvotime në total, ndërsa janë procesuar 33 nga 47 vendvotime të përfaqësive diplomatike. Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota të shënuara deri në këtë fazë të numërimit.

Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 19, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 ulëse me 49 mijë e 187 vota. Numërimi i votave vazhdon në qendrat e KQZ-së.

Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...