LVV kalon në 50 mandate pas numërimit të votave të ambasadave
Zhurma Press
June 12, 2026
PRISHTINË — Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të jashtme. Pas numërimit të rreth 70 për qind të votave nga ambasadat, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 50 mandate deputetësh, duke siguruar 299 mijë e 526 vota apo 43.62 për qind.
Ky ndryshim ka zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate me 143 mijë e 770 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 19 ulëse me 117 mijë e 361 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet në tetë mandate me 49 mijë e 123 vota.
Procesi i numërimit të votave nga jashtë është duke vazhduar dhe rezultatet e partive politike mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit.
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere