{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreicamjoiq7undmhjtlhvznjsb6o5zl346otefq5n2rugf4mcnyjz3u",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo4ibq3sn2i2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiavnfbz4txjtbxk2tfbr4dkhtlr44ucokxoxilsel4v6xk27dhe5q"
    },
    "mimeType": "image/png",
    "size": 58752
  },
  "description": "Si duket ndarja e ulëseve në Kuvend pas numërimit të 2 mijë e 458 vendvotimeve?",
  "path": "/vetevendosje-50-ulese-ne-kuvend/",
  "publishedAt": "2026-06-12T19:33:57.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Demokracia"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 50 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas numërimit të deritanishëm të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit. Të dhënat e KQZ-së përfshijnë edhe votat nga përfaqësitë diplomatike.\n\nSipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 2 mijë e 458 nga 2 mijë e 691 vendvotime në total, ndërsa janë procesuar 33 nga 47 vendvotime të përfaqësive diplomatike. Vetëvendosje ka kaluar mbi 300 mijë vota të shënuara deri në këtë fazë të numërimit.\n\nPartia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 19, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 8 ulëse me 49 mijë e 187 vota. Numërimi i votave vazhdon në qendrat e KQZ-së.\n\n_Burim:_ Demokracia\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Vetëvendosje 50 ulëse, PDK 23 e LDK 19",
  "updatedAt": "2026-06-12T19:33:58.002Z"
}