External Publication
Visit Post

KQZ numëron 31 nga 47 kutitë e votave nga diaspora

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zyrtarisht procesin e numërimit të votave të cilat kanë ardhur nga konsullatat dhe ambasadat e Republikës së Kosovës në mbarë botën. Sipas të dhënave të fundit zyrtare, deri më tani janë numëruar gjithsej 31 nga 47 pakot e pranuara nga mërgata.

Ndonëse shumë përfaqësi diplomatike po i nënshtrohen këtij procesi aktualisht, disa mbeten ende në pritje të radhës. Në disa lokacione procesi ka përfunduar plotësisht, siç është rasti me kutinë e vetme të Ambasadës në Otavë, si dhe përfundimi i numërimit të së vetmes kuti të Ambasadës në Pragë.

Nga përditësimet e fundit të KQZ-së njoftohet se në Ambasadën në Bernë është numëruar vetëm 50 përqindëshi i votave të hedhura. Ndërkohë, në Ambasadën e Cyrihut ka përfunduar numërimi i dy të tretave të votave, ndërsa procesi po vazhdon për pjesën e mbetur të kutive të votimit.

Në Gjermani, dy nga dy pakot e Berlinit janë numëruar tërësisht, bashkë me katër pakot me mbi tre mijë vota nga Konsullata në Dyseldorf. Numërimi ka përfunduar plotësisht edhe për të gjitha votat e hedhura në përfaqësitë tona diplomatike në Frankfurt dhe në Hamburg.

Së fundmi, ky proces numërimi ka përfunduar edhe për konsullatat në Mynih, Milano, Stamboll, Nju-Jork e Shtutgart. Gjithashtu, janë numëruar plotësisht votat nga ambasadat në Zagreb, Budapest, Romë, Hagë, Ankara e Uashington, duke përmbyllur kështu një pjesë të madhe të votimit të jashtëm.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...