External Publication
Visit Post

VV prin me 83.82% pas numërimit të 27% të votave të diasporës

Zhurma Press June 12, 2026
Source

PRISHTINË — Të enjten ka nisur numërimi i fletëvotimeve të hedhura jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike ku kanë votuar qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Sipas përditësimeve të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 13 nga 47 vendvotime, shifër që përbën 27.66% të totalit të votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 83.82% të votave të numëruara deri tani nga 30 përfaqësitë diplomatike. Pas saj, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 7.49% të votave të numëruara nga diaspora.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 5.97% të votave nga numërimi i deritanishëm i votave të diasporës, duke u renditur e treta pas PDK-së. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet në vendin e katërt me 1.60% të votave të numëruara deri tani nga përfaqësitë diplomatike.

Procesi i numërimit të votave nga 30 përfaqësitë diplomatike pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, derisa të mbyllet numërimi i të gjitha 47 vendvotimeve të diasporës kosovare.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...