{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreig2p6usloaaxnz44kv7qffeeazukb6ozhhktfnozwwjy6ke6ukaim",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo4bjhrzayi2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreicl3ugig3vg5y4tyrrtke5zqytobmdywufl6p6yubc6ziv5nbbkyy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 71201
  },
  "description": "Si ndryshon ndarja e mandateve në Kuvend pas numërimit të votave nga jashtë?",
  "path": "/lvv-50-mandate-vota-diaspora/",
  "publishedAt": "2026-06-12T17:33:03.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Telegrafi"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve të jashtme. Pas numërimit të rreth 70 për qind të votave nga ambasadat, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 50 mandate deputetësh, duke siguruar 299 mijë e 526 vota apo 43.62 për qind.\n\nKy ndryshim ka zbritur Partinë Demokratike të Kosovës në 23 mandate me 143 mijë e 770 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 19 ulëse me 117 mijë e 361 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbetet në tetë mandate me 49 mijë e 123 vota.\n\nProcesi i numërimit të votave nga jashtë është duke vazhduar dhe rezultatet e partive politike mund të ndryshojnë deri në përfundimin e plotë të numërimit.\n\n_Burim:_ Telegrafi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "LVV kalon në 50 mandate pas numërimit të votave të ambasadave",
  "updatedAt": "2026-06-12T17:33:04.038Z"
}