External Publication
Visit Post

Policia njofton bllokime për protestën dhe 35-vjetorin e PS-së

Zhurma Press June 12, 2026
Source

TIRANË — Policia e Tiranës njoftoi sot se ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimi) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik \1).

Në këtë kuadër, Policia e Tiranës bëri me dije se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “\1 II”; “Dervish Hima”; “Faik Konica”; “Lekë Dukagjini”; “Gjergj Filipi”; “Hasim Zeneli”; “Themistokli Gërmenji”; “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”. Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...