External Publication
Visit Post

Policia publikon planin e masave për protestën dhe 35-vjetorin e PS në Tiranë

Zhurma Press June 12, 2026
Source

TIRANË — Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit gjatë dy aktiviteteve që zhvillohen sot pasdite në Tiranë: protesta opozitare në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe festa e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në sheshin "Italia".

Njoftimi i Policisë së Tiranës parashikon bllokimin e qarkullimit nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve. Sipas njoftimit, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët "\1 II", "Dervish Hima", "\1", "Lek Dukagjini", "Gjergj Filipi", "Hasim Zeneli", "Themistokli Gërmenji", "Ibrahim Rugova", si dhe në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri te sheshi "Nënë Tereza".

Policia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, duke respektuar udhëzimet e shërbimeve policore në terren.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...