{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreidxiamqqfiwdamtxiakauzekti243qtul65kdxopthxrqonvcmziu",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo3o5cegpy32"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreiejrv7dceqmrhlzamq45icgoxfnze5j4njgrh3j7msx6qzasjyrie"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 102746
  },
  "description": "Çfarë masash ka marrë Policia e Tiranës për sigurinë e tubimeve të sotme?",
  "path": "/policia-njofton-bllokime-protesten-35-vjetorin-ps/",
  "publishedAt": "2026-06-12T11:46:01.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "\\1",
    "ATSH"
  ],
  "textContent": "TIRANË — Policia e Tiranës njoftoi sot se ka hartuar një plan të detajuar masash për sigurimin e rendit dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të zhvillohen pasditen e sotme dhe në mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (tubimi) dhe në sheshin “Italia” (aktivitet i subjektit politik \\1).\n\nNë këtë kuadër, Policia e Tiranës bëri me dije se nga ora 16:00 deri në përfundim të aktiviteteve, do të ketë bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore. Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në rrugët “\\1 II”; “Dervish Hima”; “Faik Konica”; “Lekë Dukagjini”; “Gjergj Filipi”; “Hasim Zeneli”; “Themistokli Gërmenji”; “Ibrahim Rugova”, nga kryqëzimi me rrugën “Libri Universitar” deri te sheshi “Shopen”. Gjithashtu, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te sheshi “Nënë Tereza”.\n\nPolicia e Tiranës apelon për mirëkuptimin e qytetarëve dhe këshillon përdorimin e akseve alternative të lëvizjes, si dhe respektimin e udhëzimeve të shërbimeve të Policisë në terren.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Policia njofton bllokime për protestën dhe 35-vjetorin e PS-së",
  "updatedAt": "2026-06-13T03:04:40.340Z"
}