External Publication
Visit Post

KQZ nis numërimin e votave të diasporës në 30 ambasada

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi në përfaqësi diplomatike, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Votimi është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësi diplomatike. Sipas Elezit, nga 27.724 shtetas të regjistruar kanë votuar 22.360 prej tyre, ose 82.46%.

Ai tha se në QNR vazhdon verifikimi i pakove të supozuara me fletëvotime të votimit jashtë Kosovës, përfshirë votimin me postë. “Deri në përfundim të ditës së mërkurë, në vlerësim janë përfshirë 23.300 pako,” tha ai. Arsyeja më e shpeshtë e refuzimit të pakove është mungesa e dëftesës së regjistrimit nga KQZ.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...