External Publication
Visit Post

KQZ nis numërimin e 22.560 votave të diasporës

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur sot numërimi i fletëvotimeve nga votimi në Përfaqësitë Diplomatike jashtë vendit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se procesi po përfshin 30 Përfaqësi Diplomatike në 18 shtete të ndryshme.

Gjithsej 22.560 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në këto përfaqësi diplomatike. Numërimi i këtyre votave pritet të ndikojë në balancën e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 2026-s.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...