Grua theret me thikë në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
PRISHTINË — Një grua ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me një mjet të mprehtë në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 qershor 2026, rreth orës 11:20.
"Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar", thuhet në raport. Policia njofton se i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë, i cili dyshohet se është përdorur gjatë sulmit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Burim: Zëri_, http://www.zeri.info/kronika/626227/theret-me-thike-nje-grua-ne-prishtine-arrestohet-i-dyshuari/ — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere