External Publication
Visit Post

Shtetas turk ndalohet për kontrabandim lëkure në Maqedoni

Zhurma Press June 11, 2026
Source

KUMANOVË — Një shtetas turk është ndaluar dje në Maqedoninë e Veriut pasi u kap duke kontrabanduar material lëkure. Nga MPB njoftojnë se rasti ka ndodhur rreth orës 16:15 në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë.

Automjeti në fjalë ishte një „Mercedes-Benz“ me targa të Kosovës, i drejtuar nga T.B.K. (26) nga Turqia. Gjatë kontrollit, policia gjeti gjashtë thasë me gjithsej 118 copë material lëkure.

Me urdhër të prokurorit publik kujdestar të Prokurorisë Themelore Publike Kumanovë, personi është privuar nga liria sipas nenit 278-b të Kodit Penal për “fshehje të mallrave që janë objekt kontrabande dhe mashtrim doganor”.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...