Dy të mitur arrestohen për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut
Zhurma Press
June 11, 2026
MITROVICË — Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicën e Jugut. Të dyshuarit, të moshës së mitur, dyshohet se në bashkëveprim kishin vjedhur një shumë parash nga banesa private dy ditë më parë.
Sipas njoftimit të PK-së, arrestimi u bë mbi "dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara" pas një hetimi intensiv nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve. Pas intervistimeve dhe veprimeve procedurale, prokurori i rastit u caktoi masën e ndalimit policor prej 24 orësh.
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere