External Publication
Visit Post

Arrestohen pesë persona për Masakrën e Reçakut

Zhurma Press June 14, 2026
Source

PRISHTINË — Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë, ka arrestuar pesë persona të dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakut të vitit 1999. Prokurori special Ilir Morina njoftoi se të arrestuarit dyshohet se ishin pjesë e njësive policore serbe që kryen aksionin vdekjeprurës më 15 janar të atij viti.

Arrestimi erdhi pas një hetimi gjashtëmujor dhe mbledhjes së dëshmive të reja rreth rastit të njohur si „Reçaku II“. Sipas Morinës, ky aksion u ndërmor pas miratimit të urdhërarresteve nga gjykata, ndërsa hetimet po vazhdojnë ende që nga ngritja e aktakuzës së parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...