Sulmohet me armë një autobus në Malishevë, një i arrestuar
Zhurma Press
June 11, 2026
MALISHEVË — Një person i armatosur ka qëlluar me AK-47 në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, njoftoi se incidenti u raportua rreth orës 12:10 dhe se njësi policore reaguan menjëherë.
I dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, u ndalua për 48 orë. Policia sekuestroi një armë të llojit AK-47. Nuk ka persona të lënduar. Rasti është iniciuar si "Vrasje e rëndë në tentativë" dhe aktualisht është nën hetim.
Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere