{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreib4iwl5lj4nzwhhbk72hr3g7w7e3fguj3axjft2jqgl3nrwklww6y",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzfquhbtoz2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreibsha4awe2t4bpefqqobxbtqux74j2xtykze63jraxl4i2v62sgzu"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 18589
},
"description": "Çfarë dihet për sulmin me AK-47 në drejtim të një autobusi në Pagarushë?",
"path": "/sulmohet-autobus-malisheve-arrestim/",
"publishedAt": "2026-06-11T14:10:51.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"RTV21"
],
"textContent": "MALISHEVË — Një person i armatosur ka qëlluar me AK-47 në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, njoftoi se incidenti u raportua rreth orës 12:10 dhe se njësi policore reaguan menjëherë.\n\nI dyshuari u arrestua në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, u ndalua për 48 orë. Policia sekuestroi një armë të llojit AK-47. Nuk ka persona të lënduar. Rasti është iniciuar si \"Vrasje e rëndë në tentativë\" dhe aktualisht është nën hetim.\n\n_Burim:_ RTV21\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Sulmohet me armë një autobus në Malishevë, një i arrestuar",
"updatedAt": "2026-06-11T14:10:52.199Z"
}