External Publication
Visit Post

Autobusi sulmohet me armë zjarri në Pagarushë të Malishevës

Zhurma Press June 11, 2026
Source

MALISHEVË — Një autobus është sulmuar me armë zjarri sot rreth orës 12:10 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ka konfirmuar për Gazeta Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Në koordinim me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë. Policia ka sekuestruar një armë të llojit AK-47.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar. Rasti është iniciuar si "Vrasje e rëndë në tentativë" dhe aktualisht është në proces hetimi.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...