I dyshuari për dhunimin e së miturës në Skenderaj ndalohet për 48 orë
Zhurma Press
June 11, 2026
SKENDERAJ — Një person i dyshuar për dhunimin e një vajze të mitur në Skenderaj është ndaluar për 48 orë. Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni. "Vajza është e mitur. Personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar", tha ai.
Policia e Kosovës njoftoi se i dyshuari, mashkull kosovar, u arrestua pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ndaj viktimës, femër kosovare. Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Burim: Kallxo_, https://kallxo.com/lajm/ndalohet-per-48-ore-i-dyshuari-per-dhunimin-e-se-mitures-ne-skenderaj/ — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere