External Publication
Visit Post

Shpërthim në Strellc të Deçanit, arrestohet një person

Zhurma Press June 11, 2026
Source

DEÇAN — Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" pas një shpërthimi të fuqishëm në fshatin Strellc të Epërm të Deçanit.

Ngjarja ndodhi më 9 qershor 2026 në oborrin e një shtëpie. Zyrtarët policorë iu përgjigjën menjëherë vendit të ngjarjes dhe takuan viktimën. Pas koordinimit me prokurorin e Shtetit, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime identifikuan dhe arrestuan të dyshuarin më 10 qershor.

I dyshuari u intervistua në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...