{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreieauwuzx5mke2gddipylehcerl5jb4rxhqcg74n2uwkieqwee4afa",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mnzbhexfbh32"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreichxgfiql5kgrgrf6kvtgjjhhemcyqp3ldlz43tsifwardoscqyve"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 83000
},
"description": "Kush qëndron pas sulmit me AK-47 ndaj një autobusi dhe pse nuk ka të lënduar?",
"path": "/autobus-sulmohet-arme-zjarri-malisheve/",
"publishedAt": "2026-06-11T12:53:59.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Gazeta Express"
],
"textContent": "MALISHEVË — Një autobus është sulmuar me armë zjarri sot rreth orës 12:10 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ka konfirmuar për Gazeta Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.\n\nSipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin. Në koordinim me prokurorin e shtetit, ai është ndaluar për 48 orë. Policia ka sekuestruar një armë të llojit AK-47.\n\nNga ky incident nuk ka persona të lënduar. Rasti është iniciuar si \"Vrasje e rëndë në tentativë\" dhe aktualisht është në proces hetimi.\n\n_Burim:_ Gazeta Express\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Autobusi sulmohet me armë zjarri në Pagarushë të Malishevës",
"updatedAt": "2026-06-11T12:53:59.575Z"
}