External Publication
Visit Post

Sa vendvotime ka numëruar KQZ-ja deri më tani?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se numërimi i votave për deputetë ka përfunduar në pesë Qendra Komunale të Numërimit: Junik (6/6), Shtërpcë (17/17), Hani i Elezit (11/11), Partesh (7/7) dhe Mamushë (5/5).

Në 32 QKN të tjera procesi vazhdon, përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën dhe Mitrovicën. Deri të hënën në mesnatë (8 qershor 2026, ora 23:59) janë procesuar 486 nga 2,498 vendvotime, ose 19.46% e totalit.

Në Vushtrri, numërimi nga 10 vendvotime u zhvillua, por rezultatet nuk u procesuan dot për shkak të problemeve teknike me rrjetin e internetit. Kutitë u mbyllën dhe do të numërohen sërish gjatë ditës së martë. Të dhënat po transmetohen në platformën zyrtare të KQZ-së.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...