External Publication
Visit Post

Sa prin LVV-ja sipas të dhënave të reja të QKN-së?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat nga Qendra Kryesore e Numërimit (QKN), sipas orës 14:00. Deri tani janë procesuar 678 vendvotime, ose 27,14 për qind e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje prin me 39,26 për qind, ose 75 mijë e 119 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është e dyta me 19,36 për qind, ose 37 mijë e 40 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e treta me 15,14 për qind, ose 28 mijë e 960 vota.

Lisa Serbe mban vendin e katërt me 13,37 për qind, ose 25 mijë e 588 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka 6,50 për qind, ose 12 mijë e 438 vota.

Këto shifra vijnë vetëm nga vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshijnë votimin me kusht, personat me nevoja të veçanta dhe votimin jashtë Kosovës. KQZ ka njoftuar se pasdite në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi me postë jashtë vendit.

Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...