External Publication
Visit Post

Kush janë 10 më të votuarit e LVV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Zhurma Press June 11, 2026
Source

PRISHTINË — KQZ ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 nga 38 Qendra Komunale të Numërimit, duke përpunuar 2,118 nga 2,498 vendvotime, ose 84.79% të përgjithshme.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson me Albin Kurtin të pari, ndjekur nga Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari-Lila dhe Ejup Maqedonci.

Te Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza është më i votuari, pas tij Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Mërgim Lushtaku.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka Vjosa Osmanin në krye të listës, më pas Lumir Abdixhikun, Doarsa Kica-Xhelilin, Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Ukë Rugovën, Anton Qunin, Armend Zemajn e Lutfi Hazirin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rendit Ardian Gjinin të pari, pastaj Ramush Haradinajn, Daut Haradinajn, Besnik Tahirin, Bekë Berishën, Burim Ramadanin, Time Kadrijajn, Agim Çekun, Arbër Tolajn e Albanë Bytyqin.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...