External Publication
Visit Post

Si e justifikoi prokuroria paraburgimin për 36-vjeçarin e Shkupit?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

SHKUP — Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar paraburgim për një 36-vjeçar të dyshuar për dhunë në familje dhe lëndim trupar, njoftoi të martën PTHP.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth mesnatës në shtëpinë familjare. I dyshuari fillimisht bërtiti dhe kërcënoi gruan e tij dhe dy fëmijët e tyre, të moshës 6 dhe 4 vjeç, më pas e shtyu gruan duke i shkaktuar lëndime trupore. Ai më tej goditi me shkop nënën e gruas së tij në këmbë dhe në gjoks, dhe kërcënoi se do t'i vriste të gjithë, duke përfshirë edhe mbytjen e fëmijës.

Në një moment, i dyshuari nxori një thikë dhe e tundi atë. Gruaja arriti të telefonojë vëllain dhe babain e saj, por i dyshuari vazhdoi kërcënimet dhe lëshoi qenin e tij të racës "Qen Sharri" në oborr, i cili kafshoi një nga viktimat në krah dhe këmbë.

Prokuroria tha se kërkoi paraburgim për shkak të "rrezikut të ikjes" dhe frikës se ai mund të përsërisë aktet e dhunës.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...