External Publication
Visit Post

Pse u rritën krimet e dhunshme në Zvicër me 8.1% gjatë 2025?

Zhurma Press June 9, 2026
Source

ZVICËR — Krimet e dhunshme në Zvicër u rritën me 8.1 për qind gjatë vitit 2025, duke përfshirë vrasjet, përdhunimet dhe dhunën në familje, një zhvillim që konsiderohet i pazakontë për një nga vendet më të sigurta në Evropë, njofton albinfo.ch.

Ekspertët shpjegojnë rritjen me dy faktorë kryesorë. Së pari, viktimat janë bërë më të gatshme të raportojnë dhunën seksuale dhe atë familjare, çka rrit numrat zyrtarë. Së dyti, studiuesit paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj pamjeve të luftës dhe dhunës në rrjetet sociale mund të "normalizojë" sjelljet agresive. Profesoresha Sandrine Haymoz nga HES-SO thekson se kjo mbiekspozim ndikon në sjelljen shoqërore. Autoritetet vazhdojnë analizimin e shkaqeve.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...