Ku ndodhet 78-vjeçari Xhafer Raqi?
PRISHTINË — Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka rifilluar operacionin për gjetjen e 78-vjeçarit Xhafer Raqi. Moshuari, banor i zonës së “Bregut të Diellit”, është parë për herë të fundit rreth orës 08:00 të së enjtes, duke u zhdukur në një kohë kur familjarët janë vënë në alarm.
Ekipet e kërkimit kanë bërë të ditur se operacioni po vazhdon edhe gjatë natës së sotme, duke përdorur teknologjinë e dronëve për të mbuluar terrenin. Kërkimet janë zhvendosur në një lokacion të ri, konkretisht në zonën e Zllatarit, në përpjekje për të gjetur gjurmë të moshuarit.
Sipas informacioneve, Xhafer Raqi vuan nga demenca, gjë që shton rrezikun e humbjes së orientimit. Familjarët kanë bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar që çdo person që mund të ketë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojë në numrin +383 44 737 900.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere