External Publication
Visit Post

Ku është 16-vjeçarja e zhdukur nga Prizreni?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

PRIZREN — Një alarm ka ngritur familja e një të miture në Prizren, pasi vajza e tyre, L. A., është zhdukur dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Sipas raportimit të burimeve, adoleshentja është larguar më 2 korrik, rreth orës 18:00, duke lënë pas një familje të shqetësuar.

Në Polici është paraqitur nëna e vajzës, S. A., 37-vjeçare, e cila deklaron se familjarët kanë tentuar ta kontaktojnë dhe ta kërkojnë në vende të ndryshme, por për deri tani pa sukses. Mungesa e informacionit për vendndodhjen e saj ka shtyrë familjen të kërkojë ndihmë publike për gjetjen e të miturës.

Për këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar menjëherë inicimin e procedurës për "Person i zhdukur". Në kërkim të vajzës janë angazhuar hetuesit rajonalë, ndërsa Policia po vazhdon aktualisht operacionet dhe etapat e mbledhjes së informacioneve për lokalizimin e saj.

Burim: Sinjali — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...