Çfarë po ndodh në pikat kufitare të Kosovës?
Zhurma Press
July 5, 2026
— PRISHTINË — Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se situata në pikat kufitare të Kosovës paraqitet e qetë, me qarkullim normal dhe pa kolona automjetesh. Sipas të dhënave të publikuara, pritjet për automjetet në shumicën e pikave kufitare variojnë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pritja më e gjatë është regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku automjetet presin deri në 10–15 minuta në hyrje, ndërsa në dalje pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta.
Autoritetet theksojnë se qarkullimi po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa të mëdha.
Burim: Sinjali, https://sinjali.com/situate-e-qete-ne-pikat-kufitare-te-kosoves-pritje-minimale-per-automjete/ — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere