External Publication
Visit Post

LAMM: Pritje 30 minuta te Bogorodicë, Dojrani e Tabanovcë

Zhurma Press June 22, 2026
Source

SHKUP — Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM) raporton frekuencë të shtuar automjetesh në vendkalimet kufitare "Bogorodicë", "Dojran" dhe "Tabanovcë". Koha e pritjes për dalje nga vendi arrin rreth 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare të Maqedonisë nuk raportohen vonesa të gjata as për hyrje, as për dalje.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar dhe kujdes të shtuar në seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë — zona me rrezik rrëshqitjesh dheu. Rrugët jashtë qyteteve janë të thata, me trafik mesatar.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...