External Publication
Visit Post

Çfarë po ndryshon me autostradën e re Shkup-Bllacë?

Zhurma Press July 4, 2026
Source
SHKUP — Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, të shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku, sot kanë vizituar pikën kufitare “Bllacë”, nga ku kanë njoftuar se të hënën do të nënshkruhet kontrata me realizuesin e ndërtimeve të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Kujtojmë se deri tani janë ndërtuar vetëm 2 nga 12 kilometrat e kësaj autostrade. Kasami tha se ky muaj pritet të nisin punimet për ndërtimin e pjesës së II të autostradës Shkup-Bllacë. “Edhe një premtim po bëhet realitet, Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë. Nga e hëna, me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punimeve të 10 kilometërshit të mbetur nga Shkupi për në Bllacë, do të nisin punët intensive që kjo arterie kryesore e korridorit Kosovë-Maqedoni e Veriut, të bëhet realitet”, tha Kasami. Mexhiti nga ana e tij theksoi se me ardhjen e VLEN-it në qeveri, një ndër projektet e para ka qenë One Stop Shop në “Bllacë” dhe “Jazhincë”. Ai tha se pika kufitare e Bllacës është pika më frekuente në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Arteria kryesore është rruga Shkup-Bllacë, e cila është shumë e përfolur, shumë janë fotografuar, por shumë pak punë kanë bërë”, tha Mexhiti. Burim: TV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...