{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreigstpyqb3uzylqn7biyruu3anczxjinjlcenkhylizisgqnjhzpri",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mptybidei342"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreicslpzabh2nz5rermj4zrhqwrem5ledgsl7d7sbqj7opesmeqhh7q"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 175434
},
"description": "Bashkëkryetarët e VLEN-it paralajmërojnë nisjen e punimeve për ndërtimin e 10 km të autostradës",
"path": "/shkup-bllace-autostrade/",
"publishedAt": "2026-07-04T21:16:25.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"VLEN",
"Izet Mexhiti",
"TV21"
],
"textContent": "SHKUP — Bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, të shoqëruar nga deputeti Bekim Qoku, sot kanë vizituar pikën kufitare “Bllacë”, nga ku kanë njoftuar se të hënën do të nënshkruhet kontrata me realizuesin e ndërtimeve të pjesës së dytë të autostradës Shkup-Bllacë, përcjell TV21. Kujtojmë se deri tani janë ndërtuar vetëm 2 nga 12 kilometrat e kësaj autostrade.\n\nKasami tha se ky muaj pritet të nisin punimet për ndërtimin e pjesës së II të autostradës Shkup-Bllacë. “Edhe një premtim po bëhet realitet, Shkupi dhe Prishtina po lidhen me autostradë. Nga e hëna, me nënshkrimin e kontratës për realizimin e punimeve të 10 kilometërshit të mbetur nga Shkupi për në Bllacë, do të nisin punët intensive që kjo arterie kryesore e korridorit Kosovë-Maqedoni e Veriut, të bëhet realitet”, tha Kasami.\n\nMexhiti nga ana e tij theksoi se me ardhjen e VLEN-it në qeveri, një ndër projektet e para ka qenë One Stop Shop në “Bllacë” dhe “Jazhincë”. Ai tha se pika kufitare e Bllacës është pika më frekuente në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Arteria kryesore është rruga Shkup-Bllacë, e cila është shumë e përfolur, shumë janë fotografuar, por shumë pak punë kanë bërë”, tha Mexhiti.\n\nBurim: TV21 — Redaksia ZHURMA",
"title": "Çfarë po ndryshon me autostradën e re Shkup-Bllacë?",
"updatedAt": "2026-07-05T00:32:52.953Z"
}