External Publication
Visit Post

Si vazhdon romanca e Aurorës dhe e Kushtrimit pas Big Brother?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

PRISHTINË — Aurora Rrusta nuk arriti të fitojë çmimin e madh të Big Brother VIP Kosova, por siç duket ka fituar diçka edhe më të veçantë: dashurinë. Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, mes saj dhe Kushtrim Kelanit lindi një afërsi që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, dyshja vazhdoi lidhjen jashtë shtëpisë, duke konfirmuar romancën me paraqitje dhe fotografi të përbashkëta. Së fundmi, Aurora dhe Kushtrimi kanë postuar një foto ku shihen së bashku, konfirmim i ri i marrëdhënies së tyre.

Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...