Pse po bën bujë komenti i Klodit për Elijonën?
Zhurma Press
June 19, 2026
PRISHTINË — Elijona dhe Klodi, dy ish-banorë të "Big Brother VIP Kosova", po shijojnë romanticën e tyre në maksimum dhe nuk hezitojnë ta shfaqin afeksionin edhe publikisht. Çifti ndan rregullisht momente të përbashkëta me ndjekësit e tyre dhe nuk kursehen me fjalë të mira apo shprehje dashurie për njëri-tjetrin.
Kohët e fundit, vëmendjen e fansave e ka tërhequr një koment i Klodit nën një fotografi të Elijonës. "Shumë classy", ka shkruar ai nën foton e bukuroshes bjonde — dhe reagimi nuk ka mbetur pa u vënë re: komenti është pëlqyer dhe komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.
Burim: Insajderi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere