External Publication
Visit Post

Sa ditë zgjati mandati i Renard te Tunizia?

Zhurma Press July 4, 2026
Source

TUNIS — Herve Renard nuk është më selektor i Kombëtares së Tunizisë, pasi dha dorëheqje vetëm 18 ditë pas emërimit. Trajneri francez e bëri të ditur vendimin përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ku falënderoi Federatën Tuniziane të Futbollit për mundësinë e dhënë.

"Ishte një nder të vishja ngjyrat e Tunizisë dhe të jetoja këtë përvojë të paharrueshme," shkroi Renard, duke i uruar ekipit tunizian "më të mirat" për të ardhmen.

Renard e udhëhoqi Tunizinë vetëm në dy ndeshje, të dyja të humbura. Fillimisht ekipi ra 4:0 ndaj Japonisë, më pas 3:1 ndaj Holandës. Këto rezultate të dobëta i dhanë fund shpejt qëndrimit të tij në stolin e Kombëtares së Tunizisë, pas vetëm 18 ditësh.

Me këtë dorëheqje, Renard iu shtua listës së trajnerëve që lanë postet e tyre gjatë këtij Kampionati Botëror — mes tyre Julian Nagelsmann, Ronald Koeman, Marcelo Bielsa, Hong Myung-bo, Steve Clarke, Sebastian Beccacece, Sabri Lamouchi, Miroslav Koubek dhe Vladimir Petkoviq.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...