Kush e sulmoi me thikë 14-vjeçarin në parkun e Hasanbegut?
SHKUP — Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë e Shkupit kundër tre të rinjve të dyshuar për “dhunë ndaj fëmijës” sipas nenit 201-a të Kodit Penal. Ky hap procedural vjen pasi ditë më parë u sulmua një 14-vjeçar në Hasanbeg.
Sipas kallëzimit të SPB Shkup, të denoncuarit janë J.J. (19), V.S. (23) dhe V.A. (19). Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 qershor 2026, rreth orës 23:50, në një park në rrugën “Finska”, ku të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht të miturin duke përdorur mjete të forta.
Gjatë këtij sulmi fëmijës i janë shkaktuar lëndime me thikë. Policia tashmë e ka gjetur dhe sekuestruar mjetin e mprehtë të përdorur, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje nga hetuesit.
Burim: Alsat-M — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere