Çfarë iu konfiskua 20-vjeçarit nga Zhelina për drejtim pa leje?
Zhurma Press
July 3, 2026
ZHELINË — Më 2 korrik, në ora 16:20, policia e Stacionit Jegunoc e ka arrestuar R.P. (20 vjeç), nga fshati Novo Sellë, pasi e ka ndalur në rrugën rajonale Leshkë-Zhelinë, afër Zhilçës.
Automjeti që drejtonte — një ngarkues "MAN" me targa të Tetovës — është sekuestruar pasi është konstatuar se ai nuk kishte patentë shoferi. Me urdhër të prokurorit, R.P. është mbajtur në stacionin policor, ndërsa automjeti do t’i konfiskohet pas përfundimit të dokumentacionit.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere