Kush shkaktoi aksidentin në Gostivar dhe iku nga vendi?
Zhurma Press
July 3, 2026
GOSTIVAR — Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se ka arrestuar një burrë 36-vjeçar nga fshati Vrutok, i cili shkaktoi një aksident trafiku në Gostivar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Sipas MPB-së, më 2 korrik 2026, zyrtarët e Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar e privuan nga liria F.I., pasi ky kishte drejtuar automjetin "Volkswagen Caddy" me targa të Gostivarit gjatë përplasjes. Pas largimit nga vendi, policia e gjeti dhe verifikoi se ai drejtonte pa leje drejtimi.
Pas udhëzimeve të prokurorit publik, shoferi u arrestua, automjeti u sekuestrua, dhe do të paraqitet parashtresa përkatëse. *Burim: Shenja_* — Redaksia ZHURMA_
Discussion in the ATmosphere