External Publication
Visit Post

Pse Turkish Airlines ndryshoi 'Priština' në 'Prishtina'?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

PRISHTINË — Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Turkish Airlines ka korrigjuar emërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari" në versionin gjerman të faqes së saj, duke e ndryshuar nga "Priština" në "Prishtina".

Ky ndryshim erdhi pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të ambasadës kosovare. Ajeti, në një postim në Facebook, theksoi se ky rast tregon se diplomacia aktive dhe presioni i vazhdueshëm mund të sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive që lidhen me emërtimin e Republikës së Kosovës dhe qyteteve të saj.

Ambasadori ftoi qytetarët të raportojnë çdo rast të ngjashëm në adresën embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmi, për t’u siguruar që këto gabime të adresohen. "Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës", shkroi Ajeti.Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...