External Publication
Visit Post

Pse u shit Audi-A6 e ish-kryetarit të Strugës Ramiz Merkos për vetëm 22 mijë euro?

Zhurma Press July 3, 2026
Source

STRUGË — Audi-A6, i përdorur për disa vite nga ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko, u shit sot në një ankand publik për 1 milion e 350 mijë denarë — rreth 22 mijë euro.

Automjeti tashmë ka një pronar të ri nga Bitola. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për shlyerjen e një pjese të borxhit të vjetër të Komunës së Strugës, siç konfirmoi kryetari aktual, Mendi Qyra. Shitja e Audi-t ishte një nga premtimet e para të Qyrës pas marrjes së detyrës.

Megjithatë, vetura ishte sekuestruar nga një përmbarues nga Ohri për shkak të detyrimeve financiare të komunës. Ankandi u zhvillua sot dhe përfundoi me shitjen e automjetit për shumën e përmendur.

Burim: Alsat-M_,_ Alsat.mk — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...