Suhareka shpenzoi mbi 3 milionë euro të investimeve për paga
SUHAREKË — Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Suharekës ka kryer pagesa në vlerë prej 3 milionë e 82 mijë eurosh për paga jubilare dhe shujta nga kategoritë e gabuara buxhetore gjatë vitit 2025. Ky auditim ka zbuluar shmangie të rëndësishme në komunën që udhëhiqet nga Bali Muharremaj.
Sipas raportit, komuna pagoi 2 milionë e 142 mijë euro nga kategoria e investimeve kapitale, 794 mijë e 18 euro nga kategoria mallra dhe shërbime, si dhe 146 mijë e 851 euro nga subvencionet. Këto pagesa u ekzekutuan nga Thesari, ndonëse shpenzimet e kontratës kolektive nuk ishin planifikuar fare në buxhet.
ZKA-ja vuri në dukje se komuna nuk kishte përcaktuar saktësisht se sa ishte vlera e shpenzimeve për borxhin kryesor dhe sa ajo për shpenzime përmbarimore. Auditori ka rekomanduar që kryetari të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave për të rregulluar planifikimin, gjetje me të cilën komuna e Suharekës tashmë është pajtuar.
Për shkak të këtyre shmangieve financiare, auditori ka dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare të Suharekës për vitin 2025. Gjithashtu, nga 19 rekomandimet e vitit paraprak, komuna ka zbatuar plotësisht 11 prej tyre, ndërsa shtatë rekomandime të tjera nuk janë zbatuar ende.
Burim: Kallxo — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere